Ndodhet në grumbullim me Shqipërinë, Nedim Bajrami merr lajmin më të keq nga Rejnxhërs

4 Shtator 2025, 13:30 / SPORT ALFA PRESS

Ndodhet në grumbullim me Shqipërinë, Nedim Bajrami merr lajmin

Nedim Bajrami zyrtarisht nuk është përfshirë në listën e Rejnxhërs, për grupet e Ligës së Europës. Ky është lajmi më i keq që fantazisti i Kombëtares mund të merrte, ndërsa është në grumbullim me kuqezinjtë.

Klubi skocez është treguar disi i paqartë me Bajramin. Pasi nuk e preferoi në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve, ku u turpërua nga Klub Bryzh, vendosi ta kthente në kampionat.

Në barazimin ndaj Sëlltikut madje luajti 14 minuta, teksa sfida u mbyll me barazim pa gola. Rejnxhërs nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Skoci sepse në katër javë numëron vetëm 4 pikë.

Dhe Bajrami është diskutuar për një largim. Me mungesën e hapësirave, nuk do të ishte çudi nëse vjen ditët në vijim.

 

Po ndodh...

ide