Një autogol dënon Shpresat, Zvicra U-21 fiton miqësoren

Shqipëria U21 ka luajtur sot miqësoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Zvicrës, e cila fitoi me rezultatin 2-1.
Helvetët gjetën të parët golin me Chipperfield në minutën e 27-të, i cili përfitoi nga një gafë e kuqezinjve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
Kuqezinjtë barazuan shifrat në minutën e 62-të me Aidon Shehu, i cili shënoi me një goditje fantastike pas topit të marrë nga goditja e këndit. Një skemë perfekte e kuqezinjve.
Zviceranët gjetën golin e avantazhit në minutën e 82-të, pas një goditjeje këndi, ku topi i goditur me kokë godet shtylën dhe më pas shpinën e portierit Aron Jukaj dhe përfundon në rrjetë.
Portieri i Vllaznisë dëmtohet nga përplasja me shtyllën dhe lë fushën, në vend të tij futet Anxhelo Sina. Rezultati përfundimtar 2-1.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
