
Një gol në shtesë, Iliria mposht Luftëtarin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Dytë

Në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit u zhvillua finalja e Kategorisë së Dytë mes Ilirisë dhe AF Luftëtarit.
Të dyja skuadrat u renditën në vendin e parë në grupet përkatëse, A dhe B, në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.
Përballja e sotme përcaktoi fituesin e trofeut të Kategorisë së Dytë.
Ndeshja përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Ilirisë, me golin vendimtar të shënuar nga Santiago Selmani në minutat e fundit të takimit.
Fitorja e sotme ishte më shumë për simbolikë, pasi të dyja skuadrat që diskutuan finalen nga sezoni i ri do jenë pjesë e Kategorisë së Parë, ndërsa suksesi vlen më shumë për AF Luftëtarin, që pas shkrirjes së klubit për shkak borxhesh dhe ndryshimit të emrit rikthehet në Kategorinë e Parë.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Shkërdhatizimi i Politikës

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128