Bien sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot
Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar.
Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat në zonat Qëndrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
