Një shqiptar në stafin teknik të klubit anglez, Watford

Një shqiptar bëhet pjesë e stafit teknik të Watfordit në Championship.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me origjinë nga Peqini, Armand Kavaja, i cili do të jetë bashkëpunëtor i ngushtë i trajnerit Tom Cleverley, i cili ka qenë një zgjidhje e brendshme e klubit pas largimit të Valérien Ismaël për shkak të rezultateve të dobëta (u shkarkua pas humbjes së fundit 1-2 përballë Coventry-t).
Tom Claverly do të ketë si asistent të tij, përveçse Armand Kavajën, edhe Damon Lathrope, ndërsa Jimmy Gilligan merr rolin e Konsulentit Teknik.
Të tre emrat e sipërpërmendur kanë punuar gjatë në klubin e Watfordit në role të ndryshme dhe në periudha të ndryshme.
Kavaja ka trajnuar në një sërë pozicionesh për klubin, duke ndihmuar në zhvillimin dhe rritjen e lojtarëve në nivelin U-18.
Watfordi aktualisht renditet në vendin e 14 në Championship, 14 pikë larg zonës play off.
-
Maurizio Sarri jep dorëheqjen si trajner i Lacios
12 Mars, 16:31 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


