Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja
14 Korrik 2025, 16:39 / SPORT

Flamurtari gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar dy lojtarë. I pari është Jose Rodriguez i cili prej ditësh ishte konfirmuar se kishte firmosur për vlonjatët.
Rodrigez është 30 vjeç dhe prej gushtit të kaluar qëndronte pa ekip. Eksperienca e fundit ishte me Adana Demirspor në Turqi.
Kulmin e karrierës e pati te Real Madrid. Pikërisht në vitin 2012 ishte Mourinjo që i besoi debutimin në Champions League.
Me ekipin e parë të Realit, Rodrigez luajti katër ndeshje ku dhe shënoi një gol.
Ndërkohë afrimi i dytë ishte surprizë teksa bëhet fjalë për Christian Nunes. Mesfushori 27-vjeçar transferohet te Flamurtari pas eksperiencës me Yverdon Sport në Zvicër. Më parë ka luajtur në Argjentinë dhe Paraguaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


