“Nuk kam kërkuar që të largohem”, rrëfehet sërish Mbape: Dua të fitoj çdo gjë, por te PSG-ja ka… probleme

Kilië Mbape është kthyer në një çështje të nxehtë në Francë, me sulmuesin që është shprehur se nuk do të rinovojë me PSG-në dhe se do të largohet sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, kampionët e Francës nuk duan ta humbasin me zero yllin e tyre dhe po mendojnë planin për ta shitur që këtë verë.
Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, vetë Mbape i ka treguar të gjitha gjërat që po ndodhin mes tij dhe Parisit. Gjithashtu ai u ndal dhe te Reali i Madridit, klubi që përflitet më së shumti për të ardhmen e 24-vjeçarit.
“Nuk kam kërkuar që të largohem nga PSG-ja ose të bashkohem me Realin. Unë thjesht i kam komunikuar klubit që unë nuk do e aktivizoj opsionin e rinovimit deri në 2025. Ne nuk kemi diskutuar asnjë kontratë të re me PSG-në, por unë jam i lumtur që të qëndroj këtu dhe sezonin tjetër.
Për një lojtar si unë, objektivi është ë të fitoj çdo gjë. por ne e dimë se te PSG-ja kemi pasur disa probleme. E dimë që këtu kemi disa mangësi që herët apo vonë do të përfundojmë duke i paguar”, tha Mbape.
Gjithashtu ai zgjodhi të ndalej dhe te situata me Leo Mesin, duke thënë se largimi i tij nuk ishte një lajm i mirë. “Ai është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur një si Mesi largohet. Nuk e kuptoj pse disa njerëz ndihen të lehtësuar kur zbuluan se ai do largohej. Nuk mori respektin që meritonte në Francë”, përfundoi sulmuesi./Panoramasport.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
