Nuk po shkëlqen te Chelsea, Sancho mund të vihet në dispozicion të Amorim

19 Mars 2025, 18:44 / SPORT ALFA PRESS

Nuk po shkëlqen te Chelsea, Sancho mund të vihet në dispozicion

Për shkak të marrëdhënies së keqe me Erik ten Hag, Jadon Sancho u largua nga Manchester United gjatë verës dhe u huazua te Chelsea deri në fund të sezonit, pasi më parë kishte qenë i huazuar te Borussia Dortmund në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Trajneri portugez tashmë po përgatit një revolucion në skuadrën e Manchester United për të synuar suksesin sezonin e ardhshëm.

Jadon Sancho mund të rikthehet në ‘Old Trafford’, ndërsa Marcus Rashford pritet të largohet me një çmim të ulët.

Në kontratën e Sanchos është përfshirë një klauzolë blerjeje prej rreth 30 milionë eurosh, e cila bëhet e detyrueshme nëse Chelsea përfundon mbi vendin e 14-të në Premier League (aktualisht janë në vendin e katërt).

Megjithatë, Blutë tani po hezitojnë ta blejnë përfundimisht.

Pavarësisht një fillimi të mirë në Londër, sulmuesi nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë kohët e fundit, duke shënuar vetëm 2 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje.

Për këtë arsye, Enzo Maresca duket se ka ndryshuar mendje dhe një rikthim te Manchester United po shqyrtohet, sipas ESPN.

Për të ndodhur kjo, Chelsea duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për të anuluar marrëveshjen, një pjesë e madhe e 30 milionë eurove.

Megjithatë, fjala e fundit për të ardhmen e Sancho-s te Manchester United do të jetë në dorën e Rúben Amorim.

 

Po ndodh...