Për kë e ma marrë malli? Gjesti qëndron i përlotur në oborr: S’më intereson për vete, vetëm për…

19 Mars 2025, 18:11 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Për kë e ma marrë malli? Gjesti qëndron i përlotur

Ka disa ditë që Gjesti shpreh mallë për familjen e tij që ka disa muaj që nuk e ka takuar. Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” ka takuar një herë motrën dhe vëllain, por duket se teksa kalojnë ditët, malli për familjarët shtohet më shumë.

Ditën e sotme, teksa qëndronte vetëm në oborr, është parë me lot në sy. Gjesti i është drejtuar familjes duke i thënë se ‘kam mallë për ju”.

“Familja ime, seriozisht kam mallë për ju. Jam duke u çmendur. O Zot i madh. Po më mbyt malli për ju. Çdo gjë kam për ta bërë për ju. Pesë muaj kam hyrë në izolim për ju. Kështu kam për të ecur zhag. Vetëm për ju, hiç për vete, s’më intereson për vete”, tha Gjesti teksa ndodhej vetëm në oborr.

Gjithashtu sot Gjesti ka patur një debat të fortë me Eglin, e cila në një moment iu drejtua duke i thënë se prej saj nuk do t’a dëgjojë më kurrë fjalën ‘të dua’.

Sipas banores, më mirë ia thotë një qeseje atë fjalë nga mëngjesi në darkë se sa atij.

 

Po ndodh...