
Izraeli nis një ‘pushtim të kufizuar tokësor’, synon të rimarrë një pjesë territori në Gaza

Izraeli thotë se ka nisur një “operacion të kufizuar tokësor” për të rimarrë një pjesë të një korridori kyç në Gaza.
Ky veprim dukej se thellonte një ofensivë të përtërirë izraelite që shkatërroi një armëpushim me Hamasin që kishte filluar në janar.
Si pjesë e armëpushimit, Izraeli ishte tërhequr nga korridori Netzarim, i cili ndante Gazën veriore nga jugu dhe ishte përdorur nga forcat izraelite si zonë ushtarake.
Ngjarja erdhi pasi një punonjës ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm në një objekt të OKB-së në Rripin e Gazës.
Jorge Moreira da Silva, kreu i Zyrës së OKB-së për Shërbimet e Projektit, nuk pranoi të thoshte se kush e kreu sulmin që vrau punëtorin në qytetin qendror të Deir al Balah, por tha se shpërthimi nuk ishte aksidental ose i lidhur me aktivitetin e çminimit, raporton Sky News.
Të paktën 436 persona, përfshirë 183 fëmijë dhe 94 gra, janë vrarë që kur Izraeli nisi valën e re të sulmeve, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128