Raundi i dytë i kualifikueseve të Euro U-17, Shqipëria mposht thellë Azerbajxhanin

19 Mars 2025, 17:53 / SPORT ALFA PRESS

Raundi i dytë i kualifikueseve të Euro U-17, Shqipëria mposht

Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me fitore raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mposhtur Azerbajxhanin në “Elbasan Arena” me rezultatin e thellë 4-1.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Evangjelos Gjoka, i cili realizoi një tregolësh, ndërsa Gabriel Kulla vulosi suksesin e kuqezinjve me golin e tij.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm dhe gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të me Gjokën. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi me Kullën, Gjokën dhe Ramkun, por pa mundur të dyfishojnë avantazhin.

Në fund ndeshja u mbyll me fitoren spektakolare të Shqipërisë 4-1.

Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e dytë dhe të fundit të raundit ndaj Uellsit, më 25 mars, në orën 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

Po ndodh...