Olympiacos-Fiorentina/ Mbyllet koha e rregullt, finalja e Conference League shkon në shtesë
29 Maj 2024, 23:13 / SPORT

Ka përfunduar pa gola koha e rregullt në finalen e Ligës së Konferencës mes Olympiacosit dhe Fiorentinës.
Në pjesën e parë, skuadra italiane mendoi se kishte shënuar në minutën e nëntë përmes Cristiano Biraghit, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 22-të, skuadra nga Serie A kishte një tjetër rast të artë, por kësaj here Giacomo Bonaventura nuk arriti të mposhtë Konstantinos Tzolakis.
Rastin e parë serioz për Olympiacosin e krijoi Daniel Podence (25’), por portieri i Fiorentinës ishte i vëmendshëm.
Ishte një dominim i lehtë nga Fiorentina në 45 minutat e parë, por që kishte shumë gabime në fazën e sulmit.
Edhe në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gol dhe finalja shkon në shtesë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
