Polemika për sponsorin e ri, Dortmund arrin marrëveshje me prodhuesin e armëve

Klubi i Borussia Dortmund ka përfunduar nën akuzën e opinionit publik në Gjermani.
Gjithçka ka të bëjë me sponsorin e ri të verdhezinjve, “Rheinmetall”.
Kjo e fundit, është një ndër kompanitë më të mëdhaja të prodhimit të armëve në Gjermani dhe opinioni publik atje i ka kritikuar së tepërmi drejtuesit e verdhezinjve për këtë vendim.
Sipas asaj që është zbuluar deri më tani nga kjo marrëveshje, Dortmund do të përfitojë një milionë euro në vit.
Ndërkohë, sipas marrëveshjes “Rheinmetall” nuk do jetë pjesë e fanellës së Dortmund, por do të zërë hapësirë në spotet publicitare në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl nuk pranoi të komentonte këtë marrëveshje me “Rheinmetall” ndërsa theksoi se fokusi i vetëm i klubit dhe skuadrës në këtë moment është finalja e Champions League ndaj Real Madrid më datë një qershor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



