Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Egnatian në finale

Partizani triumfon në finale ndaj Egnatias dhe siguron për herë të tretë trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga Arbër Abilaliaj, mundi me rezultatin 1-0 rrogozhinasit në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’-të nga “Topi i Artë” i Superiroes, Arinaldo Rrapaj, me këtë të fundit, që pasi merr një “dhuratë” nga portieri kundërshtar, Alen Sherri, nuk e ka aspak të vështirë të dërgojë topin në portën e boshatisur.
Në minutën e 70’-të “Rrogozhinasit” patën shansin më të mirë për të barazuar shifrat, mirëpo nga pika e bardhë e 11-metërshit, braziliani Fernando u “frenua” nga Pano Qirko, me këtë të fundit, që mbrëmjen e kësaj të mërkure ka qenë i mrekullueshëm duke shmangur disa raste të rrezikshme.
Kështu, trajneri Arbër Abilaliaj shijon trofeun e parë në stolin e Partizanit, me ekipin që vinte në finalen e “Air Albanias” pas gjashtë barazimeve radhazi në Superligë.
-
-
“Burgu i Peqinit si hotel me 5 yje”, gazetarja jep detaje
20 Dhjetor, 20:53 -
43 vite karrierë tek Zëri iAmerikës, Elez Biberaj del në pension
20 Dhjetor, 20:47 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




