Pas 10 vitesh, Benfica lirohet nga akuzat për mashtrime me kontrata fiktive

Klubi i Benfica bashkë me ish presidentin e saj Luis Filipe Vieira dhe të pandehur të tjerë ne procesin gjyqësor të njohur si ‘Saco Azul’ u liruan nga akuzat në gjykatën e shkallës së parë, 10 vjet pas nisjes së hetimeve, me prokurorinë që deklaroi se do të apelojë vendimin.
Procesi kishte të bënte me një sistem të dyshuar mashtrimi të bazuara mbi kontrata fiktive të përpiluara përmes kompanisë Questão Flexível të sipërmarrësit José Bernardes. Sipas akuzës, përmes këtij sistemi, janë vjedhur nga arkat e klubit rreth 1.8 milionë euro, por për gjykatësit nuk ishte e mundur që të vërtetohej përgjegjësia individuale e të pandehurve.
Presidenti aktual i Benfica, ish futbollisti Rui Costra u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës. ‘Kjo është një fitore për Benfica në radhë të parë-tha Rui Costa-kanë qenë 10 vjet të një procesi që mbyllet me rezultatin që dëshironim dhe shpresonim. Në sport, ka më shumë se thjesht një imazh publik
I kënaqur u shfaq edhe Luis Filipe Vieira që në 2021 u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të klubit pas ndalimit të tij në kuadër të një tjetër hetimi ‘Operacioni kartoni i kuq’ ku është i hetuar për operacione të dyshuara me pasuri të patundshme dhe lëvizje financiare në lidhje me blerjet dhe shitjet e mbi 50 futbollistëve që kanë ndodhur në periudhën 2012-2020.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128