Pësoi infarkt në stadium gjatë sfidës me Benfikën, ndërron jetë tifozi i Bayernit
7 Nëntor 2024, 16:52 / SPORT

Fitorja e Bayern Munich ndaj Benfikës në Champions League kalon në plan të dytë, pasi një tifoz i klubit gjerman ka ndërruar jetë.
Bayern ka lajmëruar në rrjetet sociale se tifozi ka pësuar disa herë infarkt në shkallët e stadiumit mbrëmjen e djeshme ku edhe mori ndihmën e parë nga një grup mjekësh. Tifozi që u shoqërua në spital por nuk ka mundur që të mbijetojë.
Ky ishte edhe motivi që “Allianz Arena” ishte i heshtur mbrëmë. Në fillim tifozët mbajtën qetësi për t’i dhënë mundësi mjekëve të jepnin ndihmën e parë të qetë, por më pas kur morën se pacienti ishte në gjendje të rëndë vendosën që të shikonin duelin kundër Benfikës në qetësi në shenjë respekti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




