Shehi në Kuvend: Si mund të arrihet rritja e pensionit minimal në 300 mijë lekë të vjetra

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se buxheti i vitit 2024, nëse do të jetë ndryshe nga ata të viteve të tjera, duhet të mbyllë disa nga “plagët” e shoqërisë, siç është çështja e pensioneve.
Komentet Shehi i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku zbuloi edhe strategjinë e LZHK për krijimin e një ‘shportë’ subvencionesh, që do të ishte e veçuar nga skema e pensioneve dhe do të funksiononte për 10 vite me qëllimin që të plotësonte diferencat për arritjen e pensionit minimal në 300 mijë lekë të vjetra.
Shehi tha gjithashtu se në buxhetin e ri duhet të rishikohen skemat e investimeve publike, me qëllim që ato të jenë sa më efiçente dhe efektive për ekonominë shqiptare.
Dashamir Shehi: Të nderuar kolegë deputetë. Ky është buxheti faktik. Siç auditohet një ndërmarrje, këtë e kemi për detyrë ta auditojmë ne. Buxhetet e Shqipërisë kanë ardhur duke u rritur. Edhe kur kemi diskutuar të 2023 kjo punë ishte. Buxhetet do vijnë duke u rritur. Këtë fjalën buxheti më i madh, kush merret me ekonomi duhet të kuptojë që nuk ka ndonjë vlerë kjo.
-
-
-
Fitorja e Trump shton miliardat e dollarëve te 10 më të pasurit
7 Nëntor, 16:24
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



