U kap në fermë kanabisi me vlerë 140 mijë paund, dënohet me burg 23-vjeçari shqiptar

Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me një vlerë prej rreth 140,000 £, është dënuar me një vit e katër muaj burg në Angli.
I arrestuari është identifikuar si John Hyseni, një emigrant ilegal.
Pas informacioneve të marra se një shtëpi në zonën Lobley Hill të qytetit, po përdorej për të rritur kanabis, policia kreu një kontroll më 2 tetor të këtij viti ku gjetën 140 bimë të shpërndara në tre dhoma, së bashku me pajisjet e rritjes.
Hyseni, mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone dy vjet më parë. Ai pranoi se po kujdesej për fermën e kanabisit.
Ne fermën e kanabisit u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shkruan BBC.
Pas përfundimit të dënimit, Hyseni do të deportohet në Shqipëri.
-
Fitorja e Trump shton miliardat e dollarëve te 10 më të pasurit
7 Nëntor, 16:24 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


