Djemtë e Michael Jackson shfaqen në publik në Berlin pas një kohe të gjatë

11 Prill 2026, 15:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Djemtë e Michael Jackson shfaqen në publik në Berlin pas një

Princi dhe Bigi Jackson, djemtë e legjendës së muzikës pop Michael Jackson, janë shfaqur sërish në publik pas një kohe të gjatë mungese, duke tërhequr vëmendjen në premierën e filmit biografik “Michael” në Berlin.

Dy vëllezërit morën pjesë në event së bashku me anëtarë të tjerë të familjes Jackson dhe u shfaqën në tapetin e kuq me veshje që rikujtonin stilin ikonik të babait të tyre të ndjerë. Bigi Jackson mbante gjithashtu një shirit në krah me një imazh të famshëm të Michael Jackson gjatë performancës së tij legjendare, ku ai përkulet në kënd 45 gradë.

Në premierë ishin të pranishëm edhe disa nga vëllezërit e Michael Jackson, përfshirë Jackie, Jermaine dhe Marlon Jackson, si dhe një pjesë e nipërve dhe mbesave të familjes. Megjithatë, disa figura të njohura të klanit Jackson mungonin në këtë ngjarje, mes tyre motrat e tij Janet dhe LaToya Jackson, si dhe vajza e tij Paris Jackson.

Mungesa e Janet Jackson ka tërhequr vëmendje të veçantë, sidomos në kontekstin e debatit rreth filmit biografik të realizuar nga regjisori Antoine Fuqua. Sipas burimeve pranë familjes, ajo nuk e ka mbështetur projektin dhe ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si janë paraqitur disa skena dhe elemente të jetës së vëllait të saj.

Raportohet gjithashtu se ka pasur tensione brenda familjes lidhur me realizimin e filmit, përfshirë edhe një debat mes Janet Jackson dhe Jermaine Jackson. Pavarësisht polemikave, filmi “Michael” pritet të sjellë në ekran jetën dhe karrierën e një prej artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Po ndodh...

ide