Zgjedhjet për kryetar të PD/ Armando Rabi, shpalos platformën: Do ta kthej Gjirokastë "blu" po më votuat!

Armando Rabi ka shpallur platformën e tij për garën për kryetar të Partia Demokratike e Shqipërisë në degën e Gjirokastër, duke kërkuar mbështetjen e demokratëve për një proces ringritjeje dhe bashkimi të strukturave lokale.
Në prezantimin e programit, ai theksoi se synimi i tij është rikthimi i besimit te partia dhe fitorja e Bashkisë së Gjirokastrës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Postimi i plotë
Të dashur demokratë
“Koha për ta ringritur PD Gjirokastër”
Kjo është platforma ime për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Gjirokastër.
Unë, Armando Rabi, prej vitesh kam qenë pranë jush si gazetar dhe si zëdhënës i Partisë Demokratike. Kam qenë zëri juaj dhe së bashku kemi bërë një opozitë të fortë, të drejtë dhe të pandalur.
Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Kemi përballuar presione, shantazhe intimidime dhe kosto personale.
Ka pasur momente kur ishte më e lehtë të heshtja…
por unë nuk jam ndalur asnjëherë. Me zë dhe me figurë kam denoncuar padrejtësitë, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë çdo ditë, me besim në Zot dhe me besimin tuaj.
Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të qytetarëve.
Sot vij para jush jo vetëm për të kërkuar votën tuaj, por mbi të gjitha për të kërkuar besimin tuaj.
Besimin për të ringritur Partinë Demokratike në Gjirokastër partinë ku kemi lindur politikisht, ku jemi rritur dhe kemi dhënë kontributet tona. Sot, le ta themi me sinqeritet:
PD Gjirokastër nuk është në nivelin që meriton. Ajo ka nevojë për energji të re, për bashkim dhe për drejtim të fortë.
E di që shumë prej jush ndihen të lodhur, të zhgënjyer, ndoshta edhe të harruar. Por unë besoj fort se ky është momenti ynë për t’u ringritur më fortë.
Prandaj ju ftoj të bashkojmë forcat.
Ta ringremë së bashku Partinë Demokratike.
Ta bëjmë sërish një zë të fuqishëm për qytetarët e Gjirokastrës.
Ta rikthejmë shpresën tek çdo demokrat dhe çdo familje gjirokastrite.
Prioritetet e mia:
1- Rimëkëmbja dhe forcimi i Partisë Demokratike në Gjirokastër,
I cili ka nisur nga baza: seksionet, grup-seksionet dhe çdo strukturë lokale një parti e fortë ndërtohet nga poshtë lart.
2-Rinia zemra e së ardhmes
Ringritja dhe fuqizimi i Forumit Rinor do të jetë prioritet absolut. Të rinjtë nuk do të jenë vetëm mbështetës, por vendimmarrës.
3-Barazia dhe përfaqësimi
Barazia gjinore do të jetë realitet në çdo nivel drejtimi dhe përfaqësimi.
4- Meritokracia dhe vlerat
Çdo kontribut do të vlerësohet. Çdo individ do të ketë hapësirën që meriton, bazuar në punë dhe integritet.
5- Hapja ndaj të rinjve dhe qytetarëve
Do të punoj për afrimin dhe anëtarësimin e të rinjve, profesionistëve dhe çdo qytetari që beson tek ndryshimi.
6- Fitorja në zgjedhjet lokale 2027
Me punë të përbashkët, me organizim dhe me një frymë të re, ne kemi të gjitha mundësitë për të fituar Bashkinë e Gjirokastrës.
Qyteti ynë meriton më shumë.
Meritoni më shumë ju, qytetarë të Gjirokastrës.
Unë ju jap fjalën se do të jem ai që kam qenë gjithmonë zëri juaj
i palodhur, i përkushtuar, pranë jush ditë dhe natë, në çdo betejë dhe në çdo sfidë.
Sot, më shumë se kurrë, Gjirokastra ka nevojë për një alternativë që dëgjon, që kupton dhe që vepron.
#Sëbashku do ta rikthejmë besimin.
#Sëbashku do ta rikthejmë Gjirokastrën në rrugën e zhvillimit.
#Sëbashku do ta rikthejmë Partinë Demokratike aty ku i takon.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128