“Do hapim Hormuzin”/ Trump tregohet i prerë: Do e bëjmë me ose pa bashkëpunimin e Iranit

11 Prill 2026, 12:29 / BOTA ALFA PRESS

“Do hapim Hormuzin”/ Trump tregohet i prerë: Do e

Delegacionet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë mbërritur në Islamabad për bisedimet e rëndësishme që synojnë uljen e tensioneve mes dy vendeve.

I pari ka mbërritur delegacioni iranian, i përbërë nga dhjetëra anëtarë, mes tyre negociatorë, diplomatë dhe përfaqësues të mediave.

Ekipi drejtohet nga Mohammad Bagher Ghalibaf dhe në përbërje ka edhe ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi.

Nga ana e Iranit ka gatishmëri për dialog, por mbetet një mosbesim i fortë ndaj palës amerikane.

Më pas ka mbërritur edhe delegacioni amerikan, i udhëhequr nga JD Vance.

Ai ka dhënë sinjale se SHBA pret rezultate nga këto bisedime, por paralajmëron se do të reagojë nëse situata nuk shkon në drejtimin e duhur.

Edhe Donald Trump ka rritur presionin, duke folur për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, me ose pa bashkëpunimin e Iranit.

Bisedimet zhvillohen në një moment të vështirë, pas javësh tensioni që kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Në të njëjtën kohë, është raportuar edhe zhdukja e një droni amerikan mbi Gjirin e Hormuzit, një zhvillim që shton pasigurinë.

Situata mbetet e brishtë edhe në rajon, me tensione që vazhdojnë në Libani dhe raportime për sulme të reja ajrore. Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare flasin për një situatë të rëndë humanitare, me shumë njerëz të zhvendosur.

Po ndodh...

ide