DETAJE/ Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet 55-vjeçari!

Policia e Krujës ka arrestuar një 55-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Mountain”.
Në pranga është vënë Imer Kameri, banues në Krujë, për të cilin Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën “arrest në burg” për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se në janar 2024, gjatë një konflikti në fshatin Bruzë-Zall, ka qëlluar me armë zjarri ndaj një shtetasi. Ndaj tij rëndon edhe një tjetër masë sigurie për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Krujë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. A. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi, po nga Gjykata e Tiranës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128