Telefonatë Macron-Erdogan, diskutime për Iranin, Ukrainën dhe armëpushimin në Lindjen e Mesme
11 Prill 2026, 16:03 / BOTA
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ku në fokus kanë qenë situata në Lindjen e Mesme, Irani dhe lufta në Ukrainë.
Sipas njoftimit të Macron, gjatë bisedës është diskutuar për proceset e armëpushimit dhe nevoja për respektimin e tyre nga të gjitha palët e përfshira në konflikt.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që armëpushimi të zbatohet edhe në Liban, si dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat strategjike më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.
Macron shtoi se palët duhet të angazhohen për një zgjidhje diplomatike të fortë dhe të qëndrueshme, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në konfliktin në Ukrainë.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128