“Skemë e re mbështetëse për fermerët, por BE ka sfida vdekjeprurëse për disa prej jush!”, Rama: S’ka bllokim negociatash. S’ka më ‘tokë të xanun’ dhe ‘merrni armët’!

Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerë në Lushnjë iu është përgjigjur akuzave të opozitës, ndërsa shtoi se nuk janë bllokuar negociatat.
Ai tha se negociatat vijojnë.
“Do të bëjmë një organizim të ri të skemave mbështetëse, që kanë në fokus ata që bashkohen. Jo vetëm rimbursim, jo vetëm programin me BE, që duhet të futet dhe ai në proces, por dhe një tjetër program shumë domethënës, që do ta lançojmë në fund të prillit së bashku me BSh dhe bankat e nivelit të dytë. Është program që prek prodhimin ku thotë; a do ta dyfishosh prodhimin? Bjer plan dhe e miratojmë. Interesat do të jenë jo interesa komerciale. Qeveria do të hyjë me mekanizmin e garancisë. Kjo do të jetë aq e madhe, aq sa do të tërhiqni ju shqiptarët. Nuk themi dot shifra. E kemi nisur mekanizmin me 30 mln garanci dhe kemi studiuar se si funksionon. Këto para që diskutojmë më shume se dje, janë reale. Është mundësi e re që e ka sjellë ekonomia jonë, stabiliteti ynë dhe nevoja e shumë shqiptarëve që eksperiencën po e përkthejnë në qasje të mençur ndaj së nesërmes. Nuk bashkohet dikush me dikë se do të bëjnë krushqi, por të dyja palët fitojnë nga kjo gjë.
Sot në kohën kur gjerat po bëhen më të vështira, nevoja për t’i rezistuar kohës, sfidës së tregut europian, do të hyjmë në një treg që ka sfida vjdekje-prurëse për kompanitë. Tregu i BE do të thotë se do të bëhemi pjesë e atij tregu, që jo vetëm do të jetë ai standard për prodhimet, por i njëjti do të jetë dhe këtu. Nuk është bllokuar asgjë. E dëgjuat ambasadorin e BE, që tha ska ça të bllokohesh. Por duhet ë jesh i lig. Janë përbuzës ndaj shqiptarëve. Kujtojnë se shqiptarëve iu ka ngelur ora te toka e xanun apo ‘merrni armët’. Shqiptarët të japin bisht në majë të lugës kur vjen te politika. I marrin si të mirëqene për budallenj. Janë negociata, nuk është bllokuar asgjë. Ajo që dua të them është se gjëja do të ndodhë shpejt. Pjesë e asaj që negociojmë është; sa vite do të na lini që t’i lëmë fermerët tanë të adaptohen.”, tha ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128