EMRAT/ I mituri plagos me thikë 42 vjeçarin në Lushnjë, Policia arreston autorin dhe jep detajet: Ngjarja pas sherrit për…

30 Maj 2026, 20:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ I mituri plagos me thikë 42 vjeçarin në Lushnjë,

Policia e Lushnjës ka zbardhur plagosjen e mbrëmjes së sotme (30 maj) në Golem të Lushnjës, ku mbeti i plagosur me thikë pas një sherri një 42-vjeçar dhe autori i krimit është një i mitur.

Burime zyrtare bënë me dije se i dëmtuari është Luan Sina, 42 vjeç dhe autori Demir P., 17 vjeç, të dy banues në Golem.

Policia bën me dije se shkak i konfliktit janë motivet e dobëta, por pa dhënë detaje.

“Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç. Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar..

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide