Reuters: SHBA pranon lirimin e aseteve të ngrira të Iranit! Akt që mund të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

11 Prill 2026, 13:02 / BOTA ALFA PRESS

Reuters: SHBA pranon lirimin e aseteve të ngrira të Iranit! Akt

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Iranit, të mbajtura në Katar dhe në banka të tjera të huaja, ka deklaruar për Reuters një burim i lartë iranian.

Agjencia e lajmeve raporton se Teherani e sheh këtë lëvizje si një shenjë serioziteti për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje, në prag të bisedimeve për paqe në Pakistan.

Burimi, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, i tha gjithashtu Reuters se lirimi i aseteve “lidhet drejtpërdrejt me garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Nga ana tjetët, Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë ende asnjë koment dhe deri tani nuk kanë dalë as detaje nga bisedimet në Islamabad, por në prag të tyre ka pasur shumë deklarata nga të dyja palët.

Ndër zërat më të fundit kritikë është Mohammad Reza Aref, zëvendëspresidenti i parë i Iranit, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, ai tha se bisedimet e paqes mund të prodhojnë një marrëveshje nëse Uashingtoni punon për të përmbushur interesat e SHBA-së në përputhje me doktrinën “America First” të Donald Trump.

Aref shtoi se nuk do të ketë marrëveshje “nëse përballemi me përfaqësues të ‘Izraelit të parit’”.

Bota, paralajmëroi ai, do të “përballet me kosto më të mëdha” nëse bisedimet dështojnë dhe SHBA dhe Izraeli rifillojnë luftën ndaj Iranit.

Po ndodh...

ide