“Burra, të bardhë mbi 45 vjeç”/ Veçoritë e votuesve që i dhanë fitoren Trump

7 Nëntor 2024, 16:14 / BOTA ALFA PRESS

“Burra, të bardhë mbi 45 vjeç”/

Donald Trump ka triumfuar në garën presidenciale në SHBA, duke fituar një mandat të dytë historik.

Ai kaloi pragun kritik prej 270 votash të kolegjit elektoral, duke shënuar fitore edhe në të gjitha shtetet e lëkundura.

Exit poll-et e publikuara nga BBC kanë krijuar një tablo të qartë se si grupe të ndryshme sociale kanë votuar në të gjithë vendin.

Shifrat tregojnë se Kamala Harris mori mbështetje më të madhe nga gratë, por ndoshta jo në kufijtë që kishte shpresuar fushata e saj.

54% e grave votuan për Harris krahasuar me 44% për Donald Trump.

Sakaq, Trump mori 54% të votave të burrave dhe 55% të njerëzve të bardhë.

“Burra, të bardhë mbi 45 vjeç”/

Nga ana tjetër, afro-amerikanët, aziatikët dhe latinët votuan në shifra tepër të larta për Kamala Harris.

86% e afro-amerikanëve, 53% e latinëve dhe 56% e aziatikëve në SHBA votuan për kandidaten demokrate.

“Burra, të bardhë mbi 45 vjeç”/

Ndërkohë, grupmosha 18-44 vjeç votuan për Harris, dhe mbi 45 vjeç votuan për Trump.

“Burra, të bardhë mbi 45 vjeç”/

Sa i takon arsimimit, 57% e atyre që kishin një diplomë universiteti votuan për Harris.

“Burra, të bardhë mbi 45 vjeç”/

 

 

 

 

Po ndodh...

ide