Pikantet e Skënderbeu-Vllaznia/ Tifozët braktisin ndeshjen, Broja merr gjithë vëmendjen

Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia do të kujtohet me kuptimin e plotë të fjalës si më e pavlera e ideuar ndonjëherë në futbollin shqiptar. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante të këtij 90-minutëshi:
Edhe pse ishin shpërndarë bileta falas për këtë ndeshje, tifozët e braktisën “Air Albanian”. Dy klubet ishin nxitur të çonin akademitë e tyre të ndjekin sfidën në kryeqytet.
Një mysafir special në stadium ishte sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, që e ka mbyllur sezonin me Fulhemin dhe ndodhet në Shqipëri. Ai ishte në tribunë, i shoqëruar nga ministri i brendshëm, Taulant Balla. I ngacmuar, nëse kishte ardhur si tifoz shkodran, ai pranoi: “Jam si tifoz i Vllaznisë”.
Në tribunën vip ishte vetëmpresidenti Skënderbeut, Ardian Takaj, ai i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ishte në krahun verior të tribunës dhe në pushim u bashkuan për të shkuar te bari.
Dean Liço “ulërin” teksa shënon golin e dytë me kokë. Kapiteni i korçarëve pati edhe një pretendim për penallti në fund, por Hamiti vazhdoi lojën. Liço iu drejtua: “Po të paktën shikoje në VAR”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

