
Polemikat të një penalltie të prekur dy herë, Reali eliminon Atleticon dhe shkon në çerekfinale


Ka përfunduar faza e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, me 4 skuadrat e radhës që u kualifikuan për në çerekfinale.
Reali i Madridit arriti një kualifikim të mbushur me polemka përballë Atleticos. Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me anë të Gallagher pas 27 sekondave lojë, teksa për 120 minuta nuk arriti askush të shënonte, me Vinicius që gaboi një penallti.
Të dyja skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, me Realin që ishte më i saktë, ndërsa penalltia e Alvarez që shkoi në rrjetë u anulua nga VAR, pasi argjentinasi e kishte prekur dy herë topin.
Në çerekfinale madrilenët do të gjejnë Arsenalin, me “Topçinjtë” që barazuan 2-2 me PSV në shtëpi, duke kaluar falë fitores 1-7 në Holandë.
Aston Villa vijon rrugëtimin surprizues, duke fituar dhe në shtëpi me rezultatin 3-0 kundër Club Brugge, teksa anglezët do të ndeshen me PSG në raundin tjetër.
Gjithashtu u mësua dhe kundërshtari i Barcelonës në çerekfinale, që do të jetë Dortmundi pas një fitore me përmbysje kundër Lille 1-2.
ATLETICO MADRID 1-0 REAL MADRID (2-4 P) (1-2)
ASTON VILLA 3-0 CLUB BRUGGE (3-1)

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128