Klima e tensionuar politike, Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë udhëtimet drejt Iranit, Libanit dhe Irakut

1 Maj 2026, 11:16 / BOTA ALFA PRESS

Klima e tensionuar politike, Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar qytetarët e tyre të udhëtojnë drejt Iranit, Libanit dhe Irakut, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme u bëri thirrje të gjithë shtetasve të vetë që ndodhen aktualisht në këto vende të largohen sa më shpejt dhe të kthehen në atdhe.

Duke marrë parasysh zhvillimet aktuale, Ministria e Punëve të Jashtme njofton ndalimin e udhëtimit për shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe drejt Iranit, Libanit dhe Irakut. Ministria u bën thirrje të gjithë shtetasve që ndodhen në këto vende të përshpejtojnë kthimin e tyre të menjëhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet në deklaratë.

Vendimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, me përshkallëzim të situatës së sigurisë në disa zona.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide