“Pse ike nga Tirana? Tifozja ‘ngacmon’ Hasanin: Do keni vend gjithmonë në zemrën time
30 Janar 2024, 18:06 / SPORT

Florent Hasani ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejte me emisionin ‘Ora Sport’.
Ndër pyetjet e shumta, Hasani u ngacmua edhe nga një tifoze e Tiranës, Fiorela Akçiu e cila i kërkoi ‘llogari’ për largimin nga bardheblutë.
Golashënuesi dardan u shpreh se tifozët e Tiranës do të kenë vend gjithmonë në zemrën e tij.
Fiorela: Pse ike nga Tirana? Të na jepje një dorë…
Hasani: Secili futbollist sheh më të mirën, karriera është e shkurtër dhe secili sheh të shkojë sa më lart të mundet. Dua të them që tifozët kanë të drejtë, mënyra sesi jam përshëndetur me ta ka qenë fantastike. Do të kenë vend gjithmonë në zemrën time. Përkrahja e tyre ka qenë maksimale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


