Roma ‘ndizet’ në merkato/ Vjen talenti italian, largohen Kumbulla e Belotti
Zhvillime intensive te Roma, në orët e fundit të merkatos së dimrit, teksa verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me Empolin për transferimin e mesfushorit të talentuar Tommaso Baldanzi.
Futbollisti 20-vjeçar u kërkua me ngulm nga verdhekuqtë, që ia dolën të bindin Empolin vetëm në orët e fundit. Baldanzi do të udhëtojë drejt kryeqytetit të enjten për të kryer testet mjekësore dhe firmosur kontratën, para se të vihet nën urdhrat e trajnerit De Rossi.
Italiani cilësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit dhe transferimi i tij konfirmon planet e Romës për të ‘italianizuar’ organikën.
Marrëveshja është arritur mbi bazën e formulës së huazimit 18-mujor me detyrim blerjeje, teksa kostoja totale e kartonit të Baldanzit do të shkojë rreth 15 milionë euro.
E ndërkohë që Baldanzi vjen, nga verdhekuqtë largohen Kumbulla e Belotti. Mbrojtësi shqiptar do t’i bashkohet Sassuolos për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa sulmuesi Belotti do të transferohet te Fiorentina.
-
"Ajo nuk donte që të futesha"/ Ilnisa flet për vajzën e saj...
1 Shkurt, 07:57
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

