Sacchi, për Berlusconin: Kur më mori, i thashë se ose ishte i çmendur, ose gjeni!

Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar i Milanit të tri dekadave më parë, nuk i mbajti dot lotët teksa kujtoi Silvio Berlusconin. Ish-presidenti i Milanit dhe pronari i Monzas ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Sacchi në një lidhje telefonike me agjencinë ANSA e cilësoi Berusconin si “mikun brilant të cilit i detyrohem gjithçka”.
“Silvio Berlusconi ishte një njeri bujar. Ai u përpoq të ndryshonte këtë vend të vështirë, të përbërë nga individualistë. A ishte edhe ai? Jo, ai mendonte në numrin shumë dhe shihte larg. Kur më mori te Milani, thashë: “Ose je i çmendur, ose gjeni'”. Nisur nga rezultatet, më thoni, si ishte Berlusconi?!”
Berlusconi e afroi Sacchin të drejtonte Milanin, sepse ai kishte një ide të saktë se si duhet të luante skuadra e tij dhe falë trajnerit nga Fusignano, i cili i kishte lënë përshtypje me Parmën e tij, arriti në një kohë të shkurtër majat e botës. Sigurisht edhe falë shpenzimeve të mëdha në merkato.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

