Sapo shkarkoi trajnerin, zbulohet skuadra që po kërkon me ngulm Sylvinho-n

Shqipëria nuk arriti të shkonte përtej fazës së grupeve në kampionatin europian, ku e mbylli me vetëm 1 pikë, teksa tashmë zyrtarisht është dhe fundi i kontratës së trajnerit Sylvinho. Ky i fundit ende nuk ka rinovuar për 2 vite të tjera, edhe pse Federatza Shqiptare e Futbollit ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë.
Braziliani është nën orbitën e disa ekipeve, ndërsa burime mediatike bëjnë me dije se është ekipi portugez Estoril Praia skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin.
Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 në kampionatin portugez ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit dhe Manchester Cityt. Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, por ka gjasa që tekniku të gjejë gjuhë ne përbashkët edhe me FSHF-në.
Burime nga liga portugeze bëjnë me dije se negociatat mes palëve janë zhvilluar, por nuk konfirmohet nëse është arritur akord paraprak apo jo, por eliminimi i kuqezinjve nga evropiani, ka sjellë menjëherë shkarkimin e trajnerit të Estoril Praia, 40-vjeçarit Vasco Seabra. Këto lëvizje shtojnë edhe më tepër dyshimet se Sylvinho në ditët në vijim do t’i bashkohet “kanarinave”.
-
Jasir Asani: Shqipëria bëri maksimumin, të kapim Botërorin
28 Qershor, 16:52
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

