Seria A/ Napoli kapitullon në Torino, Lazio triumfon në Udinese

7 Janar 2024, 18:28 / SPORT ALFA PRESS

Seria A/ Napoli kapitullon në Torino, Lazio triumfon në Udinese

Napoli merr goditjen e radhës në Serinë A, ku nuk fiton prej tri ndeshjes. Kampionët e Italisë humbën thellë 3-0 në fushën e Torinos në një ndeshje ku gjtihçka shkoi keq për ta, sidomos pas ndëshkimit të Mazzocchit me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë, kur vendësit po udhëhisnin 1-0 me gol të Sanabrias. Në pjesën e dytë shënuan edhe Vlasic e Buongiorno.

Vjen fitorja e radhës për Lazion në kampionat. Bardhekaltrit triumfuan 1-2 në fushën e Udineses me gola të Pellegrinit dhe Vecinos. Për vendësit nuk mori vlerë goli i barazimit të përkohshëm (1-1) i shënuar nga Walace.

Torino – Napoli 3-0

Napoli e pëson në fundin e pjesës së parë në takimin ndaj Torinos, në transfertë. Në zhvillimet e një goditjeje standarde, Sanabria arrin të kontrollojë topin brenda zonës dhe me lehtësi mposht portierin, 1-0.

Ndëshkimi i Mazzocchit me karton të kuq ia bën më të lehtë Torinos ndaj Napolit. Në minutën e 52-të Vlasic shënon të dytin për vendësit.

Kapitullon përfundimisht Napoli. Buongiorno realizon me kokë pas një goditjeje këndi, 3-0.

Udinese – Lazio 1-2

Ndërkohë, në “Stadio Friuli”, në ndeshjen Udineze – Lazio, miqtë shënuan që në minutën e 12-të. Pellegrini ekzekuton me mjeshtëri një goditje të lirë pranë kufirit të 16 metrave, duke e dërguar tokazi topin në rrjetë, 0-1.

Lazio nuk mundi t’i rezistonte më gjatë presionit të Udineses: Walace barazon rezultatin në minutën e 59-të.

Gjthsesi, në të 76-tën Vecino ktheu epërsinë për Lazion, që u ruajt deri në fund.

 

Po ndodh...

ide