E përplas treni, humb jetën shqiptari në Itali

Një i moshuar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasditen e djeshme, pasi është përplasur për vdekje nga një tren.
''Vajza e tij e kërkonte prej ditës së djeshme. “Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, kishte veshur pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e familjarëve në rrjetet sociale.
Por Xhevdet Zena, 73 vjeç, me banim në komunën Robbio të Pavias (Lombardi), u përplas rreth orës 18:00 nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.
Ai po ecte anës rrugës, në errësirë. Zena i kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Nicorvo me tren nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.
Pas goditjes nga treni, i moshuari humbi jetën. Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.
-
-
Të pasur vs të varfër/ Kush është më bujar?
7 Janar, 17:30 -
-
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



