Argita pasardhëse e Berishës? Roland Bejko: Është ‘non grata’, gafë kur tha se ishte nga shtresa e mesme

Roland Bejko është shprehur se prezenca e Argita Mallteze, e bija e Sali Berishës, kohët e fundit në PD, e ka dëmtuar rithemelimin.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë aktivitet politik të spikatur e se çdo gjë e ka fituar me emrin e babait.
Mes tjerash ai komentoi dhe deklaratën e saj ku tha se është shtresë e mesme, duke shtuar kjo është e pafalshme.
“Më vjen keq për Berishën sepse edhe unë jam rritur në PD . Kam qenë 20 vjeç kur kam hyrë në PD. Argita Malltezi, nuk thotë asgjë për mua. Prezenca e saj e ka dëmtuar dhe më shumë atë organizatë politike.
E shoh të pashpresë atë organizatë politike. Argita është ‘non grata’, ashtu siç është dhe babai i vet, e dyta nuk ka ndonjë aktivitet të spikatur politik, e treta nuk ka fituar asgjë vetë në jetë, të gjithë i ka fituar me emrin e babait.
Mund të jetë profesioniste shumë e mirë si pedagoge, por të dalësh të thuash se jam shtresë e mesme, i bie që unë jam në varfëri ekstreme. Kjo është një gafë e pafalshme”- tha ai.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
