Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi katër takime këtë të dielë. Kryendeshja e javës, ajo mes Juventusit dhe Romës u nda 0-0. Tri pikë siguruan Verona dhe Udinese.
Në Torino, Juventus dhe Roma barazuan 0-0 në një ndeshje të luftuar dhe me shumë raste. "Zonja e Vjetër" vinte pas dy fitoreve, teksa u ndal nga Roma në 90 minuta që prodhuan disa raste, me sulmuesit që gabuan shënjestër.
Në Udine, vendasit e Udineses fituan 1-0 kundër Comes me golin e Brenner në minutën e 43. Për miqtë e Fabregas, Cutrone gaboi penalltinë në minutën e 90+4.
Ndërkohë po sot, Verona fitoi 0-2 në Genoa me golat e Rchaltcoua dhe Tengstedt. Fiorentina dhe Monza barazuan 2-2 në Firenze.
Pas raundit të tretë Serie A kryesohet nga katër skuadra me pikë të njëjta, shtatë.
Serie A, raundi 3:
E diel, 01 shtator 2024
Fiorentina 2-2 Monza
Genoa 0-2 Verona
Juventus 0-0 Roma
Udinese 1-0 Como
Renditja:

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

