Sfida delikate me Egnatian, tre mungesa dhe Deliu në dyshim për Vllazninë
Vllaznia po vijon përgatitjet për takimin e mesjavës ndaj Egnatias. Një nga shqetësimet kryesore për stafin e kuqeblu në këtë start të sezonit të ri ka qenë pamundësia për t’i pasur në dispozicion të gjithë futbollistët.
Kjo për shkak të disa dëmtimeve që ato kanë kaluar dhe si rrjedhojë në çdo ndeshje numri i lojtarëve që kanë munguar ka qenë i lartë. Pavarësisht se pritej që ndërprerja t’i jepte mundësinë disa nga lojtarëve të dëmtuar që të rikuperoheshin plotësisht një gjë e tillë duket se nuk ka ngjarë.
Me përjashtim të Ardit Krymit dhe Melos Bajramit që duket se kanë hedhur tej problemet me dëmtimet, dyshja tjetër Amir Karimanoviç e Ildi Gruda kërkojnë ende kohë për t’u bashkuar me ekipin. Nga sa mësohet kroati po vijon terapinë në vendin e tij dhe do të mungojë edhe për të paktë tre takime të tjera.
Sulmuesi Gruda vijon problemet me gjurin dhe mesa mësohet nga fillimi i nëntorit mund të jetë i gatshëm për t’u bashkuar me ekipin. Këtyre dy mungesave të sigurta i shtohet edhe ajo e Kevin Dodës lojtarit të ri, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në përballjen ndaj Skënderbeut.
Edhe mesfushori Ardi Deliu me shumë gjasa për këtë takim do të mungojë për këtë sfidë ndaj rrogozhinasve. Ai pësoi një tërheqje muskulare në ndeshjen me Skënderbeun dhe për momentin po vijon terapinë për t’u rikuperuar.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128