Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona gjen Valencian, ndeshje e lehtë në letër për Real Madrid
20 Janar 2025, 16:00 / SPORT

Shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit rezervoi përballje interesante. Real Madrid do të ketë përballë një rival të lehtë në letër, teksa Los Blancos do të sfidojë Leganes.
Barcelona do të masë forcat me Valencian, ndërsa Getafe do kërkojë surprizën ndaj Atleticos së Madridit. Ndeshja tjetër, do jetë ajo mes Sociedad dhe Osasunas.
Kjo fazë do të luhet gjatë javës së parë të shkurtit.
Gjysmëfinalet do të përcaktohen sërish në short dhe do të aplikohet sistemi me format vajtje-ardhje. Finalja do të luhet më 26 prill në stadiumin La Cartuja të Seviljes.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
