Statistikat/ Tirana, kur kurbinasit janë gjithmonë vendimtarë

Në futboll nuk ka çudira, por ka nga ato takime që një skuadër duhet t’i fitojë me doemos siç është sfida e sotme Tirana-Laçi.
Në jetë, por edhe në futboll, rastësitë janë të zakonshme, ashtu si rrugët e Tiranës dhe Laçit që gjithmonë janë kryqëzuar për mirë apo keq. Kryeqytetasit dhe laçianët disa herë kanë luajtur mes tyre, ndeshje vendimtare. Në sezonin e rënies nga kategoria, Tirana nuk ia doli ndaj Laçit, me këta të fundit që shpëtuan, ndonëse ishin të fundit.
Në sezonin 2018-2019, me ngjitjen në Superiore, Tirana në fazën e katër, u paraqit në Laç me një ndeshje “jetë a vdekje”, sepse nëse humbitnin ktheheshin sërish në Kategorinë e parë. Skuadra e Memës fitoi dhe qëndroi në Superiore. Në sezonin 2020-2021, Tirana dhe Laçi luajtën një sfidë të madhe në “Air Albania”.
Fituesja shkonte në Europë. Ia dolën kurbinasit dhe Tirana mbeti pa Europë. Në vitin e titullit me Orges Shehin, Tirana gjithmonë dominoi, duke shpartalluar Laçin, i cili gjatë gjithë kampionatit ishte rivali direkt për trofeun. Humbja ndaj Laçit në sezonin e shkuar, shkarkoi Orges Shehin. Këtë vit, përballja direkte është për mbijetesën. Ajo skuadër që fiton, i largohet fundtabelës. Një sfidë ku të gjithë duan të mos humbasin, me Tiranën gjithashtu, që fitoren e ka detyrim-përcaktim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


