Suedi-Shqipëri, ja sa tifozë priten në stadiumin “Friends Arena”

Shqipëria luan sot në orën 19:00 miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik).
Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit. Të njëjtën gjë tentojnë edhe nordikët, të cilët u mposhtën 5-2 nga Portugalia.
Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar.
Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur më shumë se 20 mijë bileta.
Një pjesë e konsiderueshme e të cilave të blera nga tifozët shqiptarë.
Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Që përkon me të dytën miqësore.
Tri fitore vikingët, një barazim dhe një sukses kuqezi. Ai i miqësores së 20 viteve më parë: 2-1 (Skela, Aliaj).
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
