Suedi-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, Strakosha dhe Broja protagonistë për kuqezinjtë

25 Mars 2024, 20:00 / SPORT ALFA PRESS

Suedi-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, Strakosha dhe Broja
Është mbyllur në barazim pa gola në “Friends Arena” të Stokholmit pjesa e parë e miqësores Suedi-Shqipëri.

Një fraksion i parë i lojës me shumë intensitet nga të dyja skuadrat por që në fund mungoi goli.

Rasti i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 19-të. Një aksion i suedezëve, brenda zone i lirë shfaqet Forsberg, i cili godet shtyllën e majtë pingule të Strakoshës.

Ndërkohë kuqezinjtë reagojnë vetëm 4 minuta më pas. Mitaj nga e majta pason në zonë, ku Broja gjuan dhe gjen golin. Por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje.

Në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Strakosha që në 2-3 raste ruajti të paprekur kuadratin e kuqezinjve.

Ndërkohë një rast tepër i dyshimtë i përket minutës së 11-të. Broja jep spektakël me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit!

Ai hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari çuditërisht nuk jep penallti.

 

Po ndodh...

ide