Superliga/ Barazim pa gola mes Elbasanit dhe Skënderbeut

6 Mars 2025, 19:39 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Barazim pa gola mes Elbasanit dhe Skënderbeut

Elbasani është ndalur nga Skënderbeu, që ia doli të marrë 1 pikë me 10 lojtarë në transfertë. Sfida e javës së 28-të u mbyll me barazim 0-0.

Ky takim ishte mjaft emocionues dhe i pati të gjitha që nga fillimi i lojës dhe deri në fund. Travera dhe shtylla ndalën Elbasanin, që kërkoi me ngulm golin. Rasti kulminant i sfidës ishte penalltia, që u humb nga Musta në minutën e 77-të.

Në anën tjetër, Skënderbeu po ashtu iu afrua fitores dhe pse luajti me 10 lojtarë për rreth 40 minuta lojë. Kështu skuadra e Gvozdenoviç dhe Gjokës duhet të kënaqeshin me ndarjen e pikëve.

Pas kësaj jave, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 27 pikë. Në anën tjetër Elbasani afrohet dhe 1 pikë më shumë me Partizanin, që mbyll zonën e Final Four. Tashmë verdheblutë janë 5 pikë larg.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128