Superliga/ Skuka shmang në limit humbjen e Partizanit, Teuta “gjunjëzon” Skënderbeun

Partizani dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 ditën e sotme në “Arenën e Demave”.
Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me një super gol. Spahiu lëshoi një goditje potente nga distanca dhe mposhti Qirkon në minutën e 59’.
Pas shumë përpjekjesh për të të barazuar, Partizani ia del në fundin e lojës. Në minutën e 90’, ishte Skuka i cili shpëton Partizanin nga humbja.
Me këtë rezultat, Egnatia ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 37 pikë.
Ndërkohë në Durrës, Teuta, ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme për misionin e tyre për të dalë nga zona e rrezikut. Durrsakët mposhtën me rezultatin 3-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.
Të tre golat erdhën që në pjesën e parë, ku dy prej tyre ishin tepër të shpejtë. I pari që shënoi ishte Daci në minutën e 18’, ndërsa Peposhi shënoi në të 42-tën me anë të 11 metërshit.
Pa mbaruar ende pjesa e parë, Daci trefishoi shifrat në minutën e 47’ të shtesës.
Me këtë fitore, Teuta renditet në vendin e parafundit me 21 pikë, 4 më pak se zona e shpëtimit, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë.
-
-
Tirana rikthehet te fitorja, kryeqytetasit mposhtin Kukësin
3 Shkurt, 15:57
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

