Takimi i 6-të me Suedinë, po sa herë ka fituar Shqipëria?!
25 Mars 2024, 12:38 / SPORT

Kjo e sotmja do të jetë përballja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë.
Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare.
Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu. Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.
Miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj. Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1. Shënoi Salihi.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

