
Tare bëhet “djall”, në Itali të bindur, zbarkon në Milano

Në fillim ishte thjesht një emër, një opsion mes shumë emrave të tjerë të rëndësishëm, por situata ka ndryshuar totalisht në orët e fundit, aq sa tani Igli Tare është vetëm një hap larg, mungon vetëm zyrtarizimi për t’u rikthyer edhe një herë në aksion, për t’u rikthyer në Serie A në rolin e Drejtorit Sportiv. Përcaktues në këtë vendim ka qenë takimi që Ibra zhvilloi me Cardinalen të premten në Londër.
Tare-Milan duket e kryer pasi dy opsionet e tjerë Berta dhe Paratici kanë rënë, duke bërë që emri i Iglit të jetë i vetëm në listën e dëshirave të Zlatan Ibrahimovic dhe stafit drejtues të “djallit”. Sipas mediave italiane, Tare pritet të zyrtarizohet në orët në vijim si drejtori i ri i Milan.
Fabio Paratici, rivali më i madh i Tares në këtë garë, ka vendosur të qëndrojë në Premier League, pasi është në negociata me klubin e Tottenham për të marrë postin e drejtorit sportiv.
Për Igli Taren, Milan përfaqëson maksimumin, një klub legjendar në Itali dhe Evropë, pavarësisht problemeve të shumta që kanë pasur këtë periudhë. Pas një aventure të suksesshme te Lazio-s, ish “bomberi” kuqezi bëhet gati për një tjetër aventurë në Serie A, këtë herë në një klub akoma më të madh, Milan.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128