Tirana prezanton trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi merr drejtimin e bardhebluve

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri. Pasardhësi i Erbim Fagut në pankinën e rekordmenëve të futbollit shqiptar do të jetë Bledi Shkëmbi.
Trajneri korçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas. 44-vjeçari ka drejtuar më parë klube si Teuta e Dinamo apo edhe Liria e Ballkani.
Bledi Shkëmbi ndërkohë që ka punuar edhe si trajner i kombëtareve U19 dhe U17 të Shqipërisë.
Tirana vjen pas një sezoni të vështirë, ku mbeti jashtë “Final Four”. Shkëmbi, do të nisë shumë shpejt nga puna, ku fokusi do jetë njohja me ekipin dhe merkato.
Njoftimi i KF Tiranës:
“ZYRTARE
MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI!
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh e blu.
Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025!”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhebluve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


