Tragjike në Afrikën e Jugut, lojtari i Kombëtares vritet gjatë një tentative vjedhjeje

Futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje.
Të shtënat, sipas “Skynews”, ndodhën në një pikë karburanti të mërkurën mbrëma në periferi të Floridës të Johanesburgut.
Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.
Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.
“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.
Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim. Mbrojtësi 24-vjeçari iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar. Ai më parë ka luajtur për SuperSport United.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


