Tuchel nuk i del inati me arbitrin pas eliminimit: Qeshte me Ancelotti-n, nuk guxojnë të japin vendime kundër Realit

13 Prill 2022, 11:10 / SPORT ALFA PRESS

Tuchel nuk i del inati me arbitrin pas eliminimit: Qeshte me Ancelotti-n, nuk

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, sulmoi arbitrin që drejtoi eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League përballë Real Madrid.  

“Blutë” bënë një paraqitje të guximshme në “Santiago Bernabeu”, duke e kthyer humbjen e parë 3-1, në një fitore 3-2, por kjo nuk mjaftoi për kualifikimin.

Trajneri gjerman ishte i zemëruar pas një vendimi të marrë nga VAR për të anuluar një tjetër gol në pjesën e dytë për Chelsea, përpara se të shënonin të tretën e mbrëmjes, kur Marcos Alonso u gjykua se e kishte prekur topin me dorë para se të shënonte.

Arbitri Szymon Marciniak e anuloi golin pa kontrolluar monitorin e VAR-it, me Tuchel që pretendon se zyrtarët nuk kanë "guximin" për të dhënë vendime kundër Realit. Por ishte momenti i gëzueshëm i zyrtarit me Ancelottin që zemëroi më shumë gjermanin.

“Isha i zhgënjyer që arbitri kaloi mirë me Carlon”, tha Tuchel pas ndeshjes. “Kur doja të shkoja dhe të falenderoja, ai buzëqeshte dhe qeshte me trajnerin e kundërshtarit.

"Unë mendoj se kjo është koha shumë e gabuar për ta bërë këtë pas fishkëllimës së fundit, 126 minuta kur një skuadër jep zemrën. Kur shkon dhe sheh një arbitër duke buzëqeshur dhe duke qeshur me trajnerin tjetër, është një moment i keq. Unë i thashë këtë.

"Kjo jo vetëm sot. Kur luan kundër Real Madridit, ndoshta nuk pret që të gjithë të kenë guximin. I ndjeva vendimet e vogla në ndeshjen e parë dhe sot. Unë nuk e pashë golin, por jam shumë i zhgënjyer që ai nuk shkoi ta kontrollonte vetë. Duhet të tregosh që je “shefi” dhe të mos ia japësh vendimet dikujt në karrige dhe që është i izoluar”, tha Tuchel.

 

Po ndodh...

ide